Aktvendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë se Aktgjykimit te Gjykatës Supreme te Kosovës Rev. nr. 218/2006, te datës 15 maj 2008, dhe Aktgjykimit te Gjykatës Komunale ne Lipjan P. nr. 177/2002,te datës 9 janar 2003

Nr. të lëndës KI 86/10

Përmbledhje

Parashtruesit e kishin dorëzuar Kërkesën në bazë të nenit 113.7 të Kushtetutës duke pretenduar se ju ishin shkelur të drejtat e tyre sipas nenit 49 të Kushtetutës kur Gjykata Supreme kishte konfirmuar vendimin e Gjykatës së Qarkut të Prishtinës për të mbështetur refuzimin e Gjykatës Komunale të Lipjanit të kërkesës së tyre për kthim në punë ndaj UNMIK-ut, për shkak se ua kishte ndërprerë kontratën e tyre të punës si mësimdhënës pa ndonjë arsye legjitime. Pala e paditur kishte argumentuar se Parashtruesit e kërkesës e kishin përfunduar me dëshirë punësimin e tyre dhe se ishte e domosdoshme të bëhej zëvendësimi i tyre për të ruajtur vazhdimësinë e programit arsimor.

Gjykata vendosi se Kërkesa ishte e papranueshme sipas nenit 49 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese sepse ata nuk e kishin parashtruar Kërkesën brenda afatit kohor prej katër muajsh nga nxjerrja e aktgjykimit përfundimtar për rastin

Parashtruesit:

Zora Palic dhe Pashko Palic

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim

Kërkesa është paraqitur pas afatit

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile