Parashtruesi e kishte dorëzuar Kërkesën në bazë të nenit 113.7 të Kushtetutës duke pretenduar se me aktgjykimin e Gjykatës Supreme janë shkelur të drejtat e tij kushtetuese sipas neneve 22, 46.1 dhe 46.3 të Kushtetutës, si dhe nenit 1 të Protokollit 1 të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut, aktgjykim i cili konfirmonte vendimin e gjykatave të shkallës më të ulët, që refuzonte kërkesën e Parashtruesit për kompensim për pronën e shpronësuar, Gjykata vendosi se Kërkesa ishte qartazi e pabazuar dhe e papranueshme sipas nenit 48 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese sepse Parashtruesi nuk i kishte specifikuar të drejtat dhe liritë kushtetuese që ishin shkelur, ose veprimet e autoritetit publik që lidheshin me shkeljet e pretenduara, duke theksuar mungesën e provave prima facie per të vërtetuar se ka pasur shkelje kushtetuese, duke cituar rastin Vanek kundër Republikës së Sllovakisë. Gjykata theksoi se kompetenca e saj ishte e kufizuar në zgjidhjen e kontesteve kushtetuese, si p.sh, se a ka pasur Parashtruesi gjykim të drejtë, e jo në zgjidhjen e kontesteve faktike ose të drejtës materiale, duke cituar rastet Garcia Ruiz kundër Spanjës dhe Edwards kundër Mbretërisë së Bashkuar, duke theksuar se Parashtruesi nuk e kishte kontestuar ndershmërinë e procedurave në gjykatat e shkallës më të ulët
Lon Paluca
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është qartazi e pabazuar
Civile