Parashtruesi ka parashtruar Kërkesë në bazë të nenit 113.7 të Kushtetutës, duke kontestuar Aktvendimin e Ministrisë së Transportit dhe Telekomunikacionit nr. 140, të datës 25 janar 2010, derisa Parashtruesi ankohet edhe për dy procedura të tjera, procedura kundër Ministrisë së Transportit dhe Telekomunikacionit, si dhe procedura kundër Postës dhe Telekomit në Pejë, duke mos specifikuar se për çka janë ankesat e tij. Në këtë kuptim, Parashtruesi pretendon që PTK-ja, MTPT-ja, Zyra e PTK-së në Pejë, duhet t’i paguajnë atij kompensimin e dëmeve që pretendohen t’i jenë shkaktuar atij, si dhe që punëtorët e PTK-së të mbahen përgjegjës për sjellje të pahijshme në ushtrimin e detyrave të tyre zyrtare.
Në lidhje me çështjen e pranueshmërisë së Kërkesës, Gjykata theksoi që Kërkesa është e papranueshme, pasi që procedura kundër Ministrisë së Transportit dhe Telekomunikacionit, si dhe procedura kundër Postës dhe Telekomit në Pejë janë ende në pritje të vendimit të Gjykatës Supreme. Për më tepër, Parashtruesi nuk ka arritur të ofrojë prova që procedurat përkatëse kishin qenë në çfarëdo mënyre të padrejta apo të njollosura me arbitraritet. Kështu, Gjykata vërejti që Kërkesa ishte qartazi e pabazuar, në bazë të Rregullit 36 (1.c) të Rregullores së Punës.
Lulzim Ramaj
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Nuk janë shterur mjetet juridike
Administrative