Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Vendimit të Komisionit të Kërkesave Banesore dhe Pronësore HPCC/D/144/2004/C, të datës 27 gusht 2004

Nr. të lëndës KI 94/11

Parashtruesit: Lumnije Krasniqi

Parashtruesi i kërkesës ka parashtruar kërkesën në bazë të nenit 113.7 të Kushtetutës, duke kontestuar vendimin e Komisionit për Kërkesa Pronësore (në tekstin e mëtejmë: KKP) HPCC/D/144/2004/C të 27 gushtit 2004, me të cilën është refuzuar kërkesa e parashtruesit që ti lejohet posedimi i pronës që gjendet në “Bregu i Diellit II”.
Parashtruesi i kërkesës konteston vendimin e HPCC /D/144/2004/C të 27 gushtit 2004. Gjykata ka ardhur në përfundim se kërkesa ka të bëjë me ndodhitë para 15 qershorit 2008, përkatësisht para datës kur ka hyrë në fuqi Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Në bazë të kësaj, kërkesa është parashtruar jashtë afatit dhe me këtë nuk është në pajtim ratione temporis me dispozitat e Kushtetutës dhe Ligjit. Për këtë arsye, Gjykata ka vendosur që kërkesa është e papranueshme sipas rregullit 36 (3h) të Rregullores së Punës.

Parashtruesit:

Lumnije Krasniqi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është ratione temporis jashtë juridiksionit të Gjykatës

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile