Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Vendimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, Rev. nr. 294/2010, të 10 prillit 2013

Nr. të lëndës KI 84/13

Parashtruesit: Gani Sopaj, Ahmet Sopaj dhe Nazmije Sopaj

Shkarko:

Parashtruesit, Gani Sopaj, Ahmet Sopaj dhe Nazmije Sopaj, parashtruan kërkesë në pajtim me nenin 113,7 të Kushtetutës së Kosovës, duke e kontestuar Vendimin e Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, Rev, nr, 294/2010, të 10 prillit 2013, si të nxjerrë në shkelje të nenit 31 [E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm] të Kushtetutës, “[,,,] sepse për të njëjtën çështje, i njëjti gjyqtar kryesues, mori vendime të ndryshme dhe kjo është shkelje e së drejtës kushtetuese për një gjykim të drejtë dhe të paanshëm,”, Sa i përket çështjes së pranueshmërisë së kërkesës, Gjykata konsideroi se kërkesa ishte e papranueshme sepse parashtruesi ka dështuar të paraqesë prova se procedurat përkatëse ishin në ndonjë mënyrë të padrejta apo arbitrare, Prandaj, Gjykata konkludoi se kërkesa ishte qartazi e pabazuar, në pajtim me rregullin 36 (1,c) të Rregullores së punës

Parashtruesit:

Gani Sopaj, Ahmet Sopaj dhe Nazmije Sopaj

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile