Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Vendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Pkl. nr. 120/2012, të 29 nëntorit 2012

Nr. të lëndës KI 36/13

Parashtruesit: Mursel Kosumi

Parashtruesi pretendon se Gjykata e Qarkut në lidhje me ankesën, dhe Gjykata Supreme e Kosovës në lidhje me kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë, kishin shkelur të drejtën e tij për mbrojtje gjyqësore të të drejtave, siç garantohen me nenin 54 të Kushtetutës, Parashtruesi i kërkesës pretendon se gjykatat duhet t’i shqyrtojnë dhe t’i vlerësojnë të gjitha provat e paraqitura nga palët, si dhe të përfshijnë arsyet në aktgjykimet e tyre, në mënyrën se si janë vlerësuar dëshmitë, Parashtruesi pretendon se provat e reja që ai i ka paraqitur në Gjykatën e Qarkut, gjegjësisht kontrata me të bashkakuzuarin dhe deklarata e të bashkakuzuarit, ishin fakte vendimtare të reja, të cilat as Gjykata e Qarkut dhe as Gjykata Supreme nuk i morën parasysh në vendimet e tyre, Parashtruesi i kërkesës pohon se kjo përbën një mohim të drejtësisë, Për më tepër, parashtruesi i kërkesës insiston se provat tregojnë se ai nuk kishte as synimin e qëllimshëm për të kryer mashtrim, dhe as nuk kishte fituar ndonjë përfitim material nga mashtrim i pretenduar, dhe se për këtë arsye ai nuk ka mundur të shpallet fajtor për këtë vepër penale, Gjykata Kushtetuese konstaton se pretendimet e parashtruesit nuk kanë qenë të mbështetura me prova dhe duhet të refuzohen si qartazi të pabazuara

Parashtruesit:

Mursel Kosumi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale