Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Vendimit të Gjykatës Supreme, P. nr. 791/2012, të 5 tetorit 2012, dhe të Aktgjykimit të Gjykatës Supreme, Pkl. nr. 175/12, të 6 nëntorit 2012

Nr. të lëndës KI 113/12

Parashtruesit: Haki Gjocaj

Parashtruesi paraqiti kërkesën bazuar në Nenin 113,7 të Kushtetutës dhe nenin 27 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese duke pohuar se të drejtat e tij kushtetuese janë cenuar me vendimet e Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, Parashtruesi ndër të tjera pretendonte se për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ai duhej të lirohej nga paraburgimi dhe të zhvendosej nga pavijoni psikiatrik i institucionit korrektues tek institucioni shëndetësorë civil, Gjykata Supreme kishte përcaktuar se parashtruesi duhej të mbetej në paraburgim derisa çështja të zgjidhej nga gjykata e instancës më të ulët, Gjykata konstatoi se kërkesa e parashtruesit ishte e parakohshme sepse Gjykata Supreme kishte urdhëruar që rasti i parashtruesit të gjykohej sërish nga gjykatat e instancës më të ulët, Gjykata, më tej, shtjelloi parimin e subsidiaritetit dhe të shterjes së mjeteve juridike dhe njëkohësisht refuzoi kërkesën e parashtruesit për masë të përkohshme, Gjykata po ashtu ripërsëriti se çështjet e fakteve dhe të ligjit janë në kuadër të juridiksionit të gjykatave të rregullta dhe se ato janë të pavarura në interpretimin e atyre çështjeve, Për shkak të arsyeve të përmendura, Gjykata bazuar në nenin 113,7 të Kushtetutës, nenin 27 të Ligjit dhe rregullin 36 (1) a) të Rregullores së punës vendosi të hedhë poshtë kërkesën e parashtruesit si të papranueshme

Parashtruesit:

Haki Gjocaj

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Nuk janë shterur mjetet juridike

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale