Vendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Vendimit të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, Ka, Nr. 562/12 të 8 tetorit 2012

Nr. të lëndës KI 17/13

Parashtruesit: Bujar Bukoshi

Parashtruesi paraqiti kërkesën bazuar në nenin 113,7 të Kushtetutës së Kosovës, duke pohuar se për të gjitha veprimet dhe vendimet të cilat ai i mori si ministër i Shëndetësisë në Qeverinë e Republikës së Kosovës, kishte imunitet funksional dhe ato ishin në pajtim me ligjin e aplikueshëm në Kosovë, prandaj, ai nuk mund të ndiqet penalisht, Gjithashtu, parashtruesi pretendon se konfirmimi i aktakuzës ishte bërë publik dhe kjo e kishte dëmtuar reputacionin e tij, duke shkelur kështu dinjitetin e tij njerëzor, Për më tepër, parashtruesi kërkon nga Gjykata që të vendosë masa të përkohshme për suspendimin e procedurës penale kundër tij në gjykata të rregullta, deri në gjykimin përfundimtar të kërkesës, Gjykata me këtë rast konstatoi se në këtë fazë, është kompetencë e gjykatave të rregullta që të mbledhin e të vlerësojnë provat dhe të vendosin nëse veprimet dhe vendimet ishin brenda fushëveprimit të ministrit të Shëndetësisë, i cili mbrohet me imunitet funksional dhe të gjykohet në mënyrë përkatëse, Prandaj, pa paragjykim ndaj ndonjë vendimi të mëtejshëm që do të nxirret nga Gjykata për pranueshmërinë ose meritat në të ardhmen, vendosi të refuzojë kërkesën për masë të përkohshme

Parashtruesit:

Bujar Bukoshi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Vendim

Vendim për masë të përkohshme

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale