Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Vendimit të Gjykatës së Lartë për Kundërvajtje në Prishtinë, GJL. nr. 1288/2011, të 28 tetorit 2011

Nr. të lëndës KI 147/11

Parashtruesit: Maria Strugari

Parashtruesja parashtroi kërkesën bazuar në nenin 113.7 të Kushtetutës së Kosovës, duke pohuar se janë shkelur të drejtat e saj nga nenet 24 [Barazia para Ligjit], 32 [E Drejta për Mjete Juridike] me vendimin e Gjykatës së Lartë për Kundërvajtje, me të cilin u vërtetua vendimi i Gjykatës së Lartë për Kundërvajtje në Prizren qe ka të bëjë me gjobën, por e ndryshoi vendimin qe ka të bëjë me kohen gjate të cilës parashtruesja nuk ka të drejtë ri-hyrjeje në një vit.
Gjykata konkludoi se kërkesa ishte e papranueshme sepse parashtruesja nuk ka ofruar prova që procedurat përkatëse ishin në ndonjë mënyrë të padrejta apo të prekura nga arbitrariteti. Prandaj, Gjykata vendosi se kërkesa ishte e pabazuar sipas rregullit 36 (1.c) të Rregullores së Punës. Për më tepër, sa i përket procedurës administrative Gjykata vëren që parashtruesja ka filluar procedurë administrative në Gjykatën Supreme kundër vendimit të Komisionit për Ankesa te 8 gushtit 2011. Megjithatë, Gjykata Supreme ende nuk ka asnjë vendim lidhur me këtë çështje. Prandaj, rezulton se kërkesa është e papranueshme për shkak të mos-shterimit.

Parashtruesit:

Maria Strugari

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Nuk janë shterur mjetet juridike

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Administrative