Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Vendimit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës ASC-09-0106, të datës 7 tetor 2011

Nr. të lëndës KI 160/11

Parashtruesit: Agjencia Kosovare e Privatizimit

Parashtruesi parashtroi kërkesën bazuar në nenin 113.7 të Kushtetutës së Kosovës, duke pohuar se i janë shkelur të drejtat dhe liritë individuale, të garantuara me dhe KEDNJ, me vendimin e Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës ASC-09-0106 të 7 tetorit 2011, e cila e refuzoi ankesën e AKP-së si të pabazuar dhe e vërtetoi aktgjykimin e trupit gjykues të 22 tetorit 2009 (Aktgjykimi ASC-08-0056). Kolegji i Apelit vendosi se “Për shkak të faktit se Paditësi i rastit në fjalë nuk ishte palë e procesit të mëparshëm ligjor dhe pasi që kompania nuk kishte mundësi të rregullta të paraqes prova që e mbështesin qëndrimin e saj dhe përdor mjetet ligjore që janë në dispozicion të palëve në procedurë, nga të gjitha këto raste procedurale duhet të nxirret përfundimi se aktgjykimi i mëparshëm nuk mund ta parandaloj shqyrtimin e padisë së Paditësit ENG Office.” Për më tepër, parashtruesi kërkoi nga gjykata që të vendosë masë të përkohshme.
Gjykata konkludoi se kërkesa ishte e papranueshme sepse parashtruesja nuk ka ofruar prova që procedurat përkatëse ishin në ndonjë mënyrë të padrejta apo të prekura nga arbitrariteti. Prandaj, Gjykata vendosi se kërkesa ishte e pabazuar sipas rregullit 36 (1.c) të Rregullores së Punës. Për më tepër, sa i përket çështjes së pyetjes së parashtruesit në lidhje me statusin ligjor të PAK, Gjykata vendosi se ajo tanimë ka vendosur për këtë çështje në Aktgjykimin në Rastin Nr. KI. 25/10. Prandaj, kjo nuk do të diskutohet në rastin konkret, sipas rregullit 36 (3) (e) të Rregullores, që parasheh: “Po ashtu, një kërkesë mund te konsiderohet si e papranueshme edhe ne rastet vijuese, kur: Gjykata tashmë ka nxjerrë një vendim për rastin në fjalë dhe kërkesa nuk ofron bazë të mjaftueshme për nxjerrjen e një vendimi te ri;”. Sa i përket kërkesës për masë të përkohshme, Gjykata konsideron se duke marrë parasysh se Kërkesa ishte e papranueshme, parashtruesi nuk ka të drejtë sipas rregullit 54 (1) të Rregullores së punës të kërkojë masa të përkohshme

Parashtruesit:

Agjencia Kosovare e Privatizimit

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar