Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Protokollit për Bashkepunim Policor në mes të Misionit Evropian për Drejtësisë dhe Sundim të Ligjit dhe Ministrisë së Puneve të Brendshme të Republikës së Serbisë, të dates 11 shtator 2009

Nr. të lëndës KI 43/09

Parashtruesit: Levizja FOL

Parashtruesi i kërkesës paraqiti kërkesë në pajtim me nenet 113.7 dhe 21.4 të Kushtetutës, nenet 20, 22.7 dhe 22.8 të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese së Republikës së Kosovës të 15 janarit 2009.
Kryetari i Gjykatës e emëroi gjyqtarin Čukalović Gjyqtar raportues si dhe Kolegjin shqyrtues të përbërë nga gjyqtarët: Robert Carolan (kryesues), Kadri Kryeziu dhe Iliriana Islami.

Më 25 shtator 2009, parashtruesi i kërkesës parashtroi ankesë në Gjykatën Kushtetuese.
Parashtruesi i kërkesës vlerëson se Protokolli për Bashkëpunim Policor është në kundërshtim me nenet 18 (1), 63, 65 (12) dhe 93 (1) të Kushtetutës.

Në kërkesën e tij, parashtruesi i ka ngritur disa shqetësime në lidhje me respektimin dhe ushtrimin e sovranitetit nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe konsideron se një interpretim nga ana e Gjykatës Kushtetuese do të ishte i nevojshëm në lidhje me Protokollin për Bashkëpunim Policor.

Gjykata shqyrtoi kërkesën e parashtruesi dhe në të njëjtën kohë ceku se Kushtetuta e Kosovës nuk parasheh actio popularis. Me fjalë të tjera, parashtruesi i kërkesës nuk mund të ankohet në mënyrë abstrakte për masat e autoriteteve publike që nuk janë zbatuar personalisht ndaj tij, siç është ky rast para kësaj Gjykate.

Në rastin konkret, parashtruesi i kërkesës nuk ka dëshmuar se të drejtat dhe liritë e tij të garantuara me Kushtetutë i janë shkelur aktualisht drejtpërdrejt nga një autoritet publik (shih: Vanek kundër Republikës Sllovake, Vendimi i GJDNJ-së në lidhje me pranueshmërinë e kërkesës nr. 53363/99 të datës 31 maj 2005), Duke marrë parasysh të gjitha rrethanat e kërkesës së paraqitur, Gjykata Kushtetuese e Kosovës në pajtim me nenin 113.1 dhe 113.7 të Kushtetutës, nenin 46, nenet 47 dhe 48 të Ligjit dhe rregullave 36. (1a) dhe 36. (3c) të Rregullores së Punës, në seancën e mbajtur më 11 maj 2011 njëzëri vendosi ta hedhë poshtë kërkesën si të papranueshme.

Parashtruesit:

Levizja FOL

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa nuk është paraqitur nga një palë e autorizuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

administrative