Aktgjykim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Propozimeve të Qeverisë për Amendamentimin e Kushtetutës, të dorëzuar nga Kryetari i Kuvendit të Republikës më 12 prill 2012

Nr. të lëndës KO 38/12

Paraqitësi i kërkesës ka paraqitur kërkesë (parashtresë) në pajtim me nenet 113.7 dhe 21.4 të Kushtetutës, nenet 20, 22.7 dhe 22.8 të ligjit nr.03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, më 15 janar 2009.
Më 26 nëntor 2011 paraqitësi i kërkesës i ka bërë kërkesë Gjykatës Kushtetuese.
Kryetari i Kuvendit, më 12 prill 2012 ka paraqitur kërkesë lidhur me propozimin e Qeverisë për amendamentet kushtetuese.
Të njëjtën ditë, një kopje e kërkesës i është dërguar kryetarit të Republikës së Kosovës, kryeministrit të Kosovës dhe Ombudspersonit.

Gjykata ka theksuar se amendamentet, ndër të tjera, propozojnë shlyerjen e nenit 146. dhe 147. të Kushtetutës, me të cilat përcaktohet mandati, pushteti dhe obligimet e PNC-së.Gjykata po ashtu është thirrur në nenin 5. paragrafi 2. të Aneksit IX të propozimit gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës (PGJZ) në të cilin thuhet:”5.2 Mandati i PNC-së pushon atëherë kur Grupi Drejtues Ndërkombëtar konstaton se Kosova i ka zbatuar dispozitat e kësaj zgjidhjeje”, Gjykata përkujton se në pajtim me nenin 113. paragrafi 9. i Kushtetutës:”Kryetari i Kuvendit të Kosovës duhet të referojë amendamentet kushtetuese të propozuara para miratimit në Kuvend, me qëllim që të konstatohet nëse amendamenti i propozuar i zvogëlon të drejtat dhe liritë e garantuara me kapitullin II të Kushtetutës”, Pas shqyrtimit të Kërkesës e cila përmban propozimit e Qeverisë për amendamentet kushtetuese, të cilin më 12 prill 2012 e ka paraqitur kryetari i Kuvendit të Republikës, në bazë të nenit 113. paragrafi 9. Gjykata Kushtetuese njëzëri vendosi se kërkesa është e papranueshme, Gjykata konstaton se nga 22 amendamente që përfshihen në propozimin e Qeverisë lidhur me amendamentet kushtetuese që me 12 prill 2012 i ka paraqitur kryetari i Kuvendit, del se vetëm amendamenti nr.17 i zvogëlon të drejtat dhe liritë e garantuara me Kapitullin II të Kushtetutës.

Lloji i kërkesës:

KO - Kërkesë nga organet shtetërore

Lloji i aktit:

Aktgjykim

Shkelje e të drejtave kushtetuese

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Tjetër