Aktvendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së procedurës së rregullt gjyqësore kundër z. Bujar Shatri.

Nr. të lëndës KI 60/13

Përmbledhje

Parashtruesi ka parashtruar kërkesën në pajtim me nenin 113,7 të Kushtetutës së Kosovës duke pretenduar se “Në dosjen e lëndës penale, që është mbyllur me Aktgjykimin e Gjykatës Komunale të 18 dhjetorit 2012, duke marrë formën e prerë, mungon urdhri gjyqësor i gjyqtarit të procedurës paraprake, respektivisht urdhri për përgjimin e thirrjeve dhe SMS-ve, gjë që qon në shkeljen e të drejtës privatësisë së individit përmes përgjimit joligjor të komunikimit,e drejtë kjo e garantuar me nenin 36 të Kushtetutës së Kosovës,” Përveç kësaj, parashtruesi kërkon nga Gjykata të mos zbulohet identiteti i tij sepse ai është një person zyrtar, Sa i përket çështjes së pranueshmërisë së kërkesës, Gjykata konstatoi se kërkesa ishte e papranueshme sepse parashtruesi nuk i ka ndjekur mjetet ligjore në dispozicion për shkeljen e pretenduar të së drejtës së tij për privatësi, Sa i përket kërkesës së parashtruesit për moszbulimin e identitetit të tij, Gjykata e refuzon atë si të pabazuar, sepse nuk kishte ofruar asnjë dokument përcjellës dhe informatë për arsyet e moszbulimit të identitetit të tij

Parashtruesit:

Bujar Shatri

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale