Parashtruesi paraqiti kërkesën bazuar në Nenin 113.7 të Kushtetutës së Kosovës duke pohuar se të drejtat e saj kushtetuese janë cenuar me njoftimin me të cilin nuk iu vazhdua mandati si gjyqtar në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Prishtinë. Parashtruesi pretendon se me këtë njoftim i janë cenuar të drejtat e mbrojtura me nenet 5 [ Gjuhët], 32 [E Drejta për Mjete Juridike], 104 [Emërimi dhe Shkarkimi i Gjyqtarëve] dhe 108 [Këshilli Gjyqësore i Kosovës] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Gjykata konstatoi se kërkesa e parashtruesit ishte e papranueshme bazuar në nenin 113.7 të Kushtetutës në lidhje me nenin 47.2 të Ligjit për shkak se parashtruesi nuk kishte shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj. Gjykata arsyetoi vendimin e saj duke theksuar se parashtruesi i kërkesës nuk kishte ndërmarrë hapa për të zgjidhur kërkesën e tij siç parashihet me dispozitat përkatëse ligjore. Për shkak të arsyeve të përmendura, Gjykata vendosi të hedhë poshtë kërkesën e parashtruesve si të papranueshme.
Ali Latifi
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Nuk janë shterur mjetet juridike
Civile