Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së dështimit të Gjykatës së Qarkut në Pejë për të nxjerrë aktgjykim në një padi

Nr. të lëndës KI 74/11

Parashtruesit: Rasim Nikoqi

Parashtruesi e kishte dorëzuar Kërkesën në bazë të nenit 113.7 të Kushtetutës, duke pretenduar se ka pasur shkelje të rëndë të të drejtave themelore të garantuara me nenet: 7 [Vlerat], 31 [E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm], 53 [Interpretimi i dispozitave për të drejtat e njeriut] dhe 102 [Parimet e përgjithshme të sistemit gjyqësor] të Kushtetutës, si dhe me nenin 41 të KEDNj, Gjykata konstatoi se parashtruesi nuk ka treguar e as nuk ka ofruar prova që ka ndërmarrë hapa për të kërkuar nga gjykatat e rregullta që ta përshpejtonin padinë e tij (përveç ankesës në Këshillin Gjyqësor të Kosovës), Padia e parë ishte në pritje e sipër për vendim në gjykata të rregulla, Pala, në asnjë mënyrë nuk kishte treguar se në padinë e parë, i kishte ngritur çështjet e lartcekura sa i përket shkeljeve të të drejtave të tij të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, si dhe me KEDNj, Prandaj, në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, në pajtim me nenet 47.2, 46 dhe 48 të Ligjit, dhe në pajtim me rregullin 36.2 (a, b, c dhe d) të Rregullores së punës, kërkesa është konsideruar si qartazi e pabazuar dhe ishte hedhur poshtë si e papranueshme, sepse nuk ishte prima facie e arsyetuar, apo e mbështetur me prova të mjaftueshme

Parashtruesit:

Rasim Nikoqi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale