Parashtruesja parashtroi kërkesën bazuar në nenin 113.7 të Kushtetutës së Kosovës, duke pohuar se të drejtat e saj nga neni 93 [Kompetencat e Qeverisë], paragrafët 6 dhe 7, të Kushtetutës, neni 23.2 i Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut dhe neni 62 [Drejtorët Komunalë], paragrafi 3, dhe 24 [Parimet Themelore të Financave Komunale], 4, të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, (Nr. 03 – L-040), janë shkelur me Deklaratën e Përbashkët Nr. 122/08, të 14 tetorit 2008, të lidhur në mes të parashtruesit, Këshillit të Grevës Qendrore dhe Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Kosovës, e cila u lejoi parashtruesve ngritje të pagave.
Gjykata konkludoi se kërkesa ishte e papranueshme sepse parashtruesit nuk i kishin shterur të gjitha mjetet juridike në dispozicion sipas ligjit në fuqi, siç parashihet me Rregullore të UNMIK-ut 2001/36 për Shërbimin Civil të Kosovës ose Ligjin Nr. 03/L –212 për Punën
Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kos
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Nuk janë shterur mjetet juridike
administrative