Aktvendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të ish-Gjykatës së Qarkut në Prizren, KA. nr. 31/2012, të 14 marsit 2012, dhe Aktvendimit KA. nr. 31/2012, të 20 marsit 2012

Nr. të lëndës KI 39/13

Përmbledhje

Parashtruesi i kërkesës pretendonte se, ish-Gjykata e Qarkut të Prizrenit, me Aktvendimin KA, nr, 31/2012, të 14 marsit 2012, ia shkeli atij të drejtat e garantuara me nenin 31 të Kushtetutës, Parashtruesi për me tepër pretendonte se autoriteti gjyqësor me aktvendimet në fjalë ka bërë shkelje të ligjit penal dhe shkelje të të drejtave themelore të tij, duke e akuzuar dhe mbajtur atë padrejtësisht në paraburgim për veprën penale të vrasjes së rëndë në bashkëkryerje nga neni 147 paragrafi 1 pika 4 e KPPK-së, Parashtruesi në kërkesë ka theksuar se, gjykata nuk ishte e paanshme në vendimmarrje, për shkak të lidhjeve familjare që kishte prokurori dhe mjeku ligjor, me viktimën, Gjykata, në këtë rast, shqyrtoi çështjen që kishte të bënte me procedurën paraprake dhe atë të shqyrtimit kryesor të rastit, Në çështjen e parë, Gjykata gjeti se parashtruesi i kërkesës, me asnjë provë nuk kishte provuar si dhe pse ish-Gjykata e Qarkut në Prizren ia shkeli atij të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me Kushtetutë, Ndërsa, sa i përket shqyrtimit kryesor të rastit, Gjykata gjeti se kërkesa ishte e parakohshme, sepse rasti ishte në pritje për t’u vendosur nga gjykatat e rregullta, Prandaj, në pajtim me parimin e subsidiaritetit, parashtruesi i kërkesës ishte i detyruar t’i shteronte mjetet efektive juridike të përcaktuara me ligj,në pajtim me kërkesat e nenit 113,7 të Kushtetutës, Në tërësi, kërkesa është deklaruar si e papranueshme

Parashtruesit:

Bardhyl Krasniqi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale