Parashtruesit paraqitën kërkesën bazuar në Nenin 113,7 të Kushtetutës së Kosovës duke pohuar se të drejtat e tyre kushtetuese janë cenuar me vendimin e Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, Parashtruesit ndër të tjera pretendonin se ushtrimi i kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë nuk ishte vetëm e drejtë e prokurorit publik por dhe e tyre si paditës subsidiarë, Gjykata Supreme kishte përcaktuar se parashtruesit nuk ishin të autorizuar për të paraqitur kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë, Gjykata konstatoi se parashtruesit nuk kishin mbështetur pretendimet e tyre, dhe se vendimi i Gjykatës Supreme ishte i qartë dhe me lidhje logjike ndërmjet arsyetimit dhe bazës ligjore, Gjykata po ashtu ripërsëriti se çështjet e fakteve dhe të ligjit janë në kuadër të juridiksionit të gjykatave të rregullta dhe se Gjykata Kushtetuese nuk mund të veprojë si gjykatë apeli apo gjykatë e shkallës së katërt, Për më tepër, Gjykata po ashtu shtjelloi detyrimin kushtetues për respektimin e parimit të ndarjes së pushteteve, Për shkak të arsyeve të përmendura, Gjykata bazuar në nenin 113,7 të Kushtetutës dhe rregullin 36 (1) c) të Rregullores së punës vendosi të hedhë poshtë kërkesën e parashtruesve si të papranueshme
Hazër Susuri dhe Baki Hoxha
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është qartazi e pabazuar
Penale