Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Trupit Gjykues të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për Çështjet që lidhen me Agjencinë Kosovare të Mirëbesimit, SCC-06-0144 të 30 marsit 2009 dhe Aktgjykimit të Kolegjit për Ankesa të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për Çështje që lidhen me Agjencinë Kosovare të Mirëbesimit, ASC-09-2006, të 13 tetorit 2011

Nr. të lëndës KI 21/12

Parashtruesit: Bedri Selmani

Në kërkesën e tij, parashtruesi kërkon si në vijim: 1, Të drejtat e tij pronësore mbi fondet që i kishte investuar për renovimin e “Autoservisit” në shumën e përgjithshme 1,356,882,00 €; 2, Të drejtat e tij pronësore mbi fondet e investuara në hotelin dhe restorantin “Victory”, në shumën e përgjithshme 1,527,832,00 €; 3, Të drejtën e përdorimit të parcelës së tokës urbane në të cilën “Autoservisi” dhe hoteli e restoranti “Victory” janë ndërtuar; 4, E drejta e parablerjës së tokës shoqërore ku janë ndërtuar objektet e “Autoservisit” dhe hotelit e restorantit “Victory” me rastin e privatizimit, Parashtruesi i kërkesës pretendon se aktgjykimet e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për Çështje që lidhen me Agjencinë Kosovare të Mirëbesimit, përkatësisht Trupi Gjykues dhe Kolegji për Ankesa i kanë shkelur të drejtat e tij të garantuara me Kushtetutë, gjegjësisht nenin 119 [Parimet e Përgjithshme] paragrafi 1 dhe 2, dhe nenin 121 [Prona], paragrafi 1 të kapitullit IX [Marrëdhëniet Ekonomike] të Kushtetutës, Gjykata Kushtetuese konstatoi se kërkesa është qartazi e pabazuar për arsye se parashtruesi nuk ka dëshmuar në mënyrë të mjaftueshme pretendimin e tij për shkeljen e të drejtave të garantuara me Kushtetutë

Parashtruesit:

Bedri Selmani

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile