Parashtruesja pretendon se me aktgjykimin e Kolegjit për Ankesa të Dhomës së Posaçme për Çështje që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit ASC-09-0084 të 12 shtatorit 2012 i janë cenuar të drejtat e garantuara me nenin 24 [Barazia para Ligjit] dhe nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta) me rastin e, siç pretendohet nga parashtruesja e kërkesës, mosnjohjes së të drejtës për kamatën vjetore në shumën e kompensimit të dëmit të shkaktuar nga zjarri, Për gjitha arsyet e lartpërmendura, Gjykata është e bindur që faktet e paraqitura nga parashtruesja e kërkesës nuk arsyetojnë në asnjë mënyrë pretendimin për shkeljen e të drejtave kushtetuese, si dhe që parashtruesja nuk ka ofruar dëshmi që të drejtat dhe liritë e saj të garantuara me Kushtetutë janë shkelur nga gjykatat e rregullta
Zade Zeqiroviq
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është qartazi e pabazuar
Civile