Parashtruesja e kërkesës pretendon se Gjykata Supreme, me Aktgjykimin Rev, nr, 308/2007, e 10 qershorit 2010, e ka vënë atë në pozitë të pabarabartë vis-a-vis ish-kolegëve, të cilët kanë qenë në situatë të njëjtë me të, gjegjësisht që kanë pasur statusin e punësimit të përhershëm në kompaninë e njëjtë dhe kanë fituar rastin në Gjykatën Supreme, më pas janë kthyer në vendet e tyre të mëparshme të punës, Parashtruesja e kërkesës argumenton se vetëm në rastin e saj është vendosur ndryshe në Gjykatën Supreme, dhe kështu ajo ka rënë viktimë e padrejtësisë dhe e diskriminimit, Fillimisht, ajo i ka bashkangjitur kërkesës së saj dy aktgjykimet e Gjykatës Supreme, të dyja janë nxjerrë më 17 janar 2008 (Rev, nr, 126/2007 dhe Rev, nr, 177/2007), të cilat kanë të bëjnë me dy ish-kolegët e saj, me ç’rast, në parashtresën e saj me shkrim të 26 shtatorit 2011, parashtruesja i kishte përmendur emrat e 6 ish-kolegëve të saj që e kishin fituar rastin në Gjykatën Supreme (duke përfshirë emrat e dy kolegëve, aktgjykimet e të cilëve tashmë i ka dorëzuar), Megjithatë, sipas opinionit të Gjykatës Kushtetuese, aktgjykimi i Gjykatës Supreme, duke neglizhuar vlerësimin e duhur të argumenteve të parashtrueses përkitazi me statusin e përhershëm të punësimit, edhe pse ato ishin specifike, relevante dhe të rëndësishme, nuk i plotësoi detyrimet e Gjykatës Supreme sipas nenit 6,1 të KEDNJ-së për të plotësuar detyrimet e cekjes së arsyeve (Shih, mutatis mutandis, GJEDNJ, Aktgjykimi i 18 korrikut 2006, në rastin Pronina kundër Ukrainës, Kërkesa nr, 63566/00; Shih, gjithashtu, Aktgjykimin e Gjykatës në Rastin Nr, KI40/09, Imer Ibrahimi dhe 48 punonjës të tjerë të KEK-ut, gjegjësisht “Aktgjykimi i KEK-ut”), Për më tepër, Gjykata vëren se Gjykata Supreme, në Aktgjykimin Rev, nr, 154/2008, e 7 shkurtit 2011, gjegjësisht 7 muaj pas aktvendimit të saj në rastin e parashtrueses, nuk përsëriti gjetjet e veta në rastin e parashtrueses, por përsëri vendosi në po të njëjtën mënyrë, siç kishte vepruar në katër rastet para rastit të parashtrueses së kërkesës, duke konsideruar konfirmimin e statusit të përhershëm të punësimit si objekt të çështjes së kontesteve dhe duke përdorur arsyetime të ngjashme voluminoze dhe të detajuara për të refuzuar revizionin e paraqitur nga “Kosova e re”, Në këto rrethana, Gjykata Kushtetuese gjen se Gjykata Supreme ka vepruar në mënyrë të dukshme arbitrare në rastin e parashtrueses së kërkesës, në kundërshtim me parimet e shtjelluara nga GJEDNJ-ja në aktgjykimin e vet, të përmendur më lart, në rastin Nejdet Sahin dhe Perihan Sahin kundër Turqisë [GC], nr, 13279/05, 20 tetor 2011, Prandaj, Gjykata konkludon se ka pasur shkelje të nenit 31 të Kushtetutës, në lidhje me nenin 6,1 të KEDNJ-së
Zyma Berisha
KI - Kërkesë individuale
Aktgjykim
Shkelje e të drejtave kushtetuese
Neni 31 - E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm , neni_31 (1)
Civile