Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës Rev.I. br.58/2008 të 27 dhjetorit 2011

Nr. të lëndës KI 22/12

Parashtruesit: Brahim Krasniqi

Shkarko:

Parashtruesi i kërkesës ka paraqitur parashtresë në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës së Kosovës, duke kontestuar aktgjykimin e Gjykatës Supreme të Kosovës Rev. I. nr. 58/2008 i 27 dhjetorit 2011 me të cilin është zgjidhur kontesti pronësor-juridik, si rrjedhojë e kërkesës për konfirmimin e pronësisë së patundshmërisë së kontestuar midis parashtruesit të kërkesës dhe palëve të treta.

Parashtruesi i kërkesës konsideron se në praktikën gjyqësore rrallë ndodh që gjykata duke vendosur në lidhje me revizionin, e ndryshon aktgjykimin e formës së prerë dhe vetë vendos në lidhje me çështjen, duke mos arsyetuar mirë aktgjykimin e nxjerrë, duke marrë parasysh se me këtë aktgjykim Gjykata Supreme i ka ndryshuar aktgjykimet e gjykatës së instancës së parë dhe të instancës së dytë. Për shkak të kësaj, parashtruesi i kërkesës ishte i mendimit se Aktgjykimi i Gjykatës Supreme Rev. I. nr. 58/2008 ishte i padrejtë dhe i njëanshëm, me të cilën paditësit i është bërë shkelja të drejtave të njeriut të parashikuara me Konventën Evropiane.

Parashtruesi i kërkesës konsideron se janë shkelur neni 31. (E drejta për gjykim të drejt dhe të paanshëm), 46. (Mbrojtja e pronës) si dhe Protokollet nr. 1, 4, 6, 7, 12 i 13 KEDNJ, dhe neni 6. (E drejta për një proces të rregullt) dhe Protokolli 1 i KEDNJ.

Duke vendosur sipas kërkesës së parashtruesit Brahim Krasniqi, Gjykata Kushtetuese pas shqyrtimit të procedurës, nuk ka konfirmuar se procedurat e duhura para gjykatave të rregullta në asnjë mënyre nuk kanë qenë të padrejta dhe arbitrare. Prandaj, Gjykata ka arritur në përfundim se kërkesa është qartazi e pabazuar, sepse faktet e prezantuara në asnjë mënyrë nuk e arsyetojnë pretendimin dhe shkeljen e të drejtave kushtetuese.

Parashtruesit:

Brahim Krasniqi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile