Parashtruesi e kishte dorëzuar Kërkesën në bazë të nenit 113.7 të Kushtetutës, duke pretenduar se i janë shkelur të drejtat kushtetuese të garantuara me Nenin 31 [E Drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm], Nenin 32 [E drejta për mjete juridike], Nenin 33 [Parimi i legalitetit dhe proporcionalitetit në rastet penale]; dhe Nenin 53 [Interpretimi i dispozitave për të drejtat e njeriut] të Kushtetutës.
Gjykata konsideroi se parashtruesi i kërkesës nuk kishte sqaruar si dhe pse aktgjykimi i Gjykatës Supreme ia ka cenuar të drejtat kushtetuese të garantuara me nenet 31, 32, 33 dhe 53. Thjesht mospajtimi me aktgjykimin së bashku me numërimin e disa dispozitave kushtetuese nuk kishte mjaftuar për të ngritur rast në Gjykatën Kushtetuese për shkelje e pretenduara kushtetuese.
Gjykata kishte konstatuar se Kërkesa e Parashtruesit nuk i përmbushte kërkesat për pranueshmëri të parapara në dispozitat e kombinuara të nenit 113.1 të Kushtetutës, nenit 48 të Ligjit dhe të rregullit 36.2 (b) dhe (d) të Rregullores së Punës, prandaj si e tille, kërkesa ishte konsideruar se është qartazi e pabazuar dhe duhet të hidhet poshtë si e papranueshme Gjykata në këtë raste kishte cituar rastin KI 13/09, Sevdail Avdyli kundër Aktgjykimit të Gjykatës Supreme A. Nr. 533/2006 dhe Aktgjykimit të Gjykatës Supreme A. Nr. 533/2006.
Baton Morina
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është qartazi e pabazuar
Penale