Vendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, SSC-11-0148, të 15 qershorit 2011.

Nr. të lëndës KI 122/11

Parashtruesit: Bujar Reka

Parashtruesi ka paraqitur kërkesën bazuar në Nenin 113.7 dhe 116.2 të Kushtetutës së Kosovës duke pohuar se të drejtat dhe liritë kushtetuese janë cenuar për shkak se Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme nuk kishte dhënë vendim brenda një afati të arsyeshëm. Parashtruesi poashtu kishte kërkuar nga Gjykata heqjen e kërkesën nga lista sepse çështja e tij tanimë ishte pa objekt shqyrtimi. Prashtruesi pohoi se Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme ka cenuar të drejtat e tij të garantuara me nenet 32 dhe 46 të Kushtetutës së Kosovës, si dhe nein 6 të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut.

Gjykata pas shqyrtimit të kërkesës së parashtruesit bazuar në nenet 20 dhe 27 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, Rregullin 32 të Rregullores së Punës vendosi që ta hedhë poshtë kërkesën për masë të përkohshme, ta hedhë poshtë kërkesën për lejimin e një lis pendens, si dhe ta heqë kërkesën nga lista dhe të mos ndërmarrë masa tjera lidhur me të.

Parashtruesit:

Bujar Reka

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Vendim

Vendim për hedhje poshtë të kërkesës