Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës Rev. nr. 197/2010, të datës 22 gusht 2011

Nr. të lëndës KI 131/11

Parashtruesit: Qazim Gashi, Fadil Gashi, Agim Gashi dhe Ali Kelmendi

Parashtruesit kanë paraqitur kërkesën në pajtim me nenin 113 të Kushtetutës së Kosovës, duke kontestuar aktgjykimin e Gjykatës Supreme të Kosovës rev. Nr. 197//2010 të 22 gushtit 2011, duke pohuar se me aktgjykimin e Gjykatës Supreme janë shkelur nenet 31, 46 dhe 54 (e Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm, Mbrojtja e Pronës dhe Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave) të Kushtetutës, gjithashtu edhe nenet 6 dhe 13 të GJEDNJ (e Drejta në Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm dhe e Drejta në Mjet efektiv ligjor). Në të njëjtën kohë kanë kërkuar lejimin e masës së përkohshme për të mbrojtur të drejtat e tyre.
Duke vendosur për kërkesën parashtruesve Qazim Gashi dhe Agim Gashi, Gjykata ka arritur në përfundim se parashtruesit e kërkesës nuk kanë arsyetuar pretendimet e tyre me fakte, e as nuk kanë ofruar dëshmi prima facie që tregojnë shkeljen e të drejtave të tyre kushtetuese. Më tutje parashtruesve u janë ofruar mundësi të shumta për të paraqitur rastin e tyre dhe për të kontestuar interpretimin e ligjit për të cilin konsiderojnë se është i pasaktë para Gjykatës Komunale, Supreme dhe asaj të Qarkut. Pas shqyrtimit të procedurës në tërësi, Gjykata Kushtetuese nuk ka vërtetuar se procedurat e duhura, në çfarëdo mënyre, kanë qenë të padrejta dhe arbitrare, prandaj Gjykata Kushtetuese e ka shpallur kërkesën të papranueshme dhe qartazi të pabazuar në pajtim me rregullin 36 (2b) të Rregullores së Punës.
Duke vendosur për kërkesën e parashtruesit Ali Kelmendi, Gjykata ka arritur në përfundim se me vendimin e Gjykatës Supreme rasti i kthehet gjykatës së shkallës së parë për rigjykim, kurse procedura për gjykim të ri ende është në pritje. Prandaj, parashtruesi i kërkesës nuk ka shteruar të gjitha mjetet efektive juridike të përcaktuara me ligj. Pra kërkesa është shpallur e papranueshme për shqyrtim në pajtim me nenin 113.7 dhe rregullin 36 (1a).

Parashtruesit:

Qazim Gashi, Fadil Gashi, Agim Gashi dhe Ali Kelmendi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile