Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i Kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Rev. Nr. 184/2008, të 27 janarit 2009



Nr. të lëndës KI 64/11

Parashtruesit: Feti Gashi

Parashtruesi paraqiti kërkesën në përputhje me nenin 113.7 të Kushtetutës së Kosovës, duke pretenduar se me vendimin e Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës Rev.Nr.184/2008 datë 27 janar 2009, i është shkelur e drejta në punë në bazë të nenit 49.1 të Kushtetutës.

Parashtruesi i Kërkesës , e kishte dorëzuar një Kërkesë tjetër në Gjykatën Kushtetuese më 19 dhjetor 2009 për të njëjten cështje, e cila ka qenë e regjistruar me Nr. KI 74/09. Parashtruesi kishte kontratë pune me KEK-un e cila u ndërpre më 24 prill 2006.
Parashtruesi inicioi procedurë gjyqësore në Gjykatën Komunale në Lipjan, duke vazhduar në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë dhe në Gjykatën Supreme.
Gjykata Supreme (Rev. Nr. 184/2008) i anuloi aktgjykimet e Gjykatës së Qarkut dhe të Gjykatës Komunale duke e mbështetur largimin e parashtruesit nga punësimi ne KEK.
Gjykata Kushtetuese , konkludon që kërkesa e regjistruar me Nr.KI 64/11, në përputhje me Rregullin 36 (3) (e) të Rregullorës së Punës , nuk ofron bazë të mjaftueshme për vendim te ri.
Gjykata vendosi ta hedhë poshtë kërkesën, duke mbrojtur konkluzionin për papranueshmëri të arritur ne Aktvendimin e nxjerrë në lidhje me kërkesën 74/09 , sepse në përputhje me nenin 49 të Ligjit, kërkesa ishte dhe ende është e paafatshme.

Parashtruesit:

Feti Gashi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është paraqitur pas afatit

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile, Administrative