Parashtruesi i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesën për ta detyruar Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale që ta kthej atë ne vendin e tij të mëparshëm të punës, ose në detyra që i përgjigjen përgatitjes së tij profesionale, si dhe kompensimin e të ardhurave personale, Parashtruesi nga Gjykata Kushtetuese po ashtu kërkon që të hidhen poshtë të gjitha aktgjykimet e lartcekura, sepse sipas parashtruesit të kërkesës në rastin e tij nuk është respektuar drejtësia, Parashtruesi në kërkesën e tij nuk thekson se cili nen i Kushtetutës është shkelur me Aktgjykimin e Gjykatës Supreme dhe gjykatave tjera të rregullta, Gjykata Kushtetuese gjen se kërkesa është e papranueshme si qartazi e pabazuar për arsye se faktet e paraqitura nga parashtruesi i kërkesës në asnjë mënyrë nuk e arsyetojnë pretendimin për shkeljen e një të drejte kushtetuese
Xhavit Gashi
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është qartazi e pabazuar
Civile