Aktvendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Pkl. nr. 189/2012

Nr. të lëndës KI 35/13

Përmbledhje

Parashtruesi i kërkesës, z, Sali Shala, parashtroi kërkesën në pajtim me nenin 113,7 të Kushtetutës së Kosovës, duke kontestuar Aktgjykimin e Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, Pkl,nr, 189/2012 të 26 dhjetorit 2012, si të nxjerrë me shkelje të të drejtave të tij të garantuara me nenin 31 (E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm) të Kushtetutës dhe me nenin 6 të KEDNJ, sepse pretendohet se Aktgjykimet e Gjykatës së Qarkut në Pejë dhe Gjykata Supreme kanë shkelur parimin reformatio in peiuss” [,,,] askush nuk mund të dëmtohet nga ankesa e vet, nuk mund të ketë sherr nga ankesa e vet, siç ka ndodhur në rastin konkret,”, Sa i përket çështjes së pranueshmërisë së kërkesës, Gjykata konstatoi që kërkesa ishte e papranueshme sepse parashtruesi dështoi të dorëzojë prova që procedurat përkatëse ishin në ndonjë mënyrë të padrejta apo arbitrare, Prandaj, Gjykata erdhi në përfundim se kërkesa ishte qartazi e pabazuar në pajtim me rregullin 36 (1,c) të Rregullores së punës

Parashtruesit:

Sali Shala

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale