Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës Mlc. nr. 2/2009, të 5 prillit 2011

Nr. të lëndës KI 114/11

Parashtruesit: Veli Kryeziu

Parashtruesi i kërkesës e ka dorëzuar kërkesën në bazë të nenit 113.7 të Kushtetutës së Kosovës, duke kontestuar aktgjykimin e Gjykatës Supreme të Kosovës Mlc. Nr. 2/2009 të 5 prillit 2011, që i është dorëzuar parashtruesit më 17 maj 2011, me të cilën pranohet kërkesa e Prokurorit Publik për mbrojtjen e ligjshmërisë, dhe ndryshohen aktgjykimet e Gjykatës së Qarkut në Prizren Ac. nr. 338/ 2008 të 6 tetorit 2008, dhe i Gjykatës Komunale të Rahovecit, C.nr. 45/2007 të 2 qershorit 2008, dhe njëkohësisht është refuzuar si e pabazuar padia e parashtruesit me të cilën kërkonte vërtetimin e të drejtës në pronën e evidentuar si ngastër kadastrale nr. 835/3 në vendin e quajtur “Rakita”sipas listës poseduese nr. 97 KZ të Xërxes, me sipërfaqe prej 0, 57.13 ha, Duke vendosur për kërkesën e parashtruesit Veli Kryeziu, Gjykata Kushtetuese pas shqyrtimit të procedurës në tërësi, nuk ka vërtetuar se procedurat përkatëse para gjykatave të rregullta dhe Gjykatës Komunale në Rahovec, Gjykatës së Qarkut në Prizren dhe Gjykatës Supreme të Kosovës të kenë qenë në çfarëdo mënyre të padrejta apo arbitrare. Prandaj Gjykata ka vendosur se kërkesa është qartazi e pabazuar në pajtim me rregullin 36(2b) të Rregullores së Punës, sepse faktet e paraqitura në asnjë mënyrë nuk arsyetojnë pretendimin e shkeljes së të drejtave kushtetuese.

Parashtruesit:

Veli Kryeziu

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile