Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, MIc Rev. 377/2009, të 8 majit 2012

Nr. të lëndës KI 79/12

Parashtruesit: Tanasko Djordjević dhe të tjerët

Shkarko:

Parashtruesit paraqitën kërkesën bazuar në nenin 113,7 të Kushtetutës, duke pohuar se Aktgjykimi i Gjykatës Supreme të Kosovës, MIc Rev, 377/2009, i 8 majit 2012, me të cilin është ndryshuar aktgjykimi i Gjykatës së Qarkut në Prizren dhe është hedhur poshtë padia e parashtruesve për anulimin e kontratës mbi faljen e patundshmërive të përfshira në kontratën mbi falje, duke ua shkelur të drejtën në pronë, të garantuar me nenin 46 të Kushtetutës, Pas shqyrtimit të rastit në tërësi, Gjykata Kushtetuese nuk mundi të konsiderojë se procedurat përkatëse në Gjykatën Supreme kanë qenë në ndonjë mënyrë të padrejta apo arbitrare, Më tej,Gjykata Kushtetuese ritheksoi se nuk është gjykatë e shkallës së katërt, kur i shqyrton vendimet e nxjerra nga gjykatat e instancave më të ulëta, Është detyrë e gjykatave të rregullta t’i interpretojnë dhe t’i zbatojnë rregullat përkatëse të së drejtës procedurale dhe materiale, Gjykata gjeti se kërkesa e parashtruesve nuk i përmbush kriteret e pranueshmërisë, sepse parashtruesit kanë dështuar të provojnë se me vendimin e kontestuar u janë shkelur atyre të drejtat dhe liritë e garantuara me Kushtetutë, Prandaj, Gjykata konkludoi se kërkesa e parashtruesve, në pajtim me rregullin 36,2 (a) dhe (b) të Rregullores së punës, është qartazi e pabazuar dhe rrjedhimisht e papranueshme

Parashtruesit:

Tanasko Djordjević dhe të tjerët

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile