Aktgjykim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme Rev. nr. 406/2008, të 3 shtatorit 2010.

Nr. të lëndës KI 103/10

Parashtruesit: Shaban Mustafa

Parashtruesi i kërkesës, z. Shaban Mushtafa, parashtroi kërkesën bazuar në nenin 113.7 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, duke pretenduar se aktgjykimi i kontestuar i Gjykatës Supreme, Rev. nr. 406/2008, u mor në kundërshtim me të drejtat e tij të garantuara me nenin [Barazia para Ligjit], 24.1 [Barazia para Ligjit] dhe 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë e të Paanshëm] të Kushtetutës, dhe nenin 6 te KEDNJ-së. Parashtruesi ankohet, në veçanti, se Gjykata Supreme nuk e ka njoftuar dhe as ftuar që të merr pjesë në procedurë dhe as prokurori publik. Prokurori i Shtetit u përgjigj se ata e përkrahën Aktgjykimin e Gjykatës Supreme se të drejtat e parashtruesit, siç janë garantuar me Kushtetutë, nuk janë shkelur.
Lidhur me pranueshmërinë e kërkesës, Gjykata vendosi që, bazuar në gjuhën e thjeshtë të nenit 113.7, kjo kërkesë ishte e pranueshme sepse në kërkesën e tanishme z. Shaban Mustafa, pronari i kompanisë “Beni Dona” e konteston kushtetutshmërinë e Aktgjykimit Rev. nr. 406/2008 të Gjykatës Supreme, të 3 shtatorit 2010, drejtuar kompanisë. Prandaj, parashtruesi i kërkesës duhet të konsiderohet palë e autorizuar, me të drejtën e adresimit të kësaj çështjeje në Gjykatë dhe se i ka shteruar të gjitha mjetet juridike, siç parashikohet me ligj, sipas nenit 21.4 adhe nenit 113.7 të Kushtetutës. Sa i përket kërkesës së nenit 49 të Ligjit se parashtruesi është dashur ta dorëzojë kërkesën brenda një periudhe prej katër (4) muajsh Gjykata përcaktoi se nga parashtresat e parashtruesit, parashtruesit i ishte dorëzuar vendimi i lartpërmendur i Gjykatës Supreme më 6 tetor 2010, përderisa parashtruesi e kishte dorëzuar kërkesën në Gjykatë më 12 tetor 2010, dmth. brenda afatit katër mujor, siç parashihet me nenin 49 të Ligjit. Pastaj, parashtruesi i përcaktoi saktë cilat të drejta sipas Kushtetutës dhe KEDNJ pretendohen të jenë shkelur dhe nga cili autoritet publik. Prandaj, Gjykata gjithashtu gjen se parashtruesi e ka plotësuar kushtin e nenit 48 të Ligjit.
Për meritat e kërkesës, Gjykata vendosi se, pasi që parashtruesi nuk kishte mundur të ushtrojë të drejtën për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, pa qenë prezent në procedurën e Gjykatës Supreme. Prandaj, me mos-njoftimin e parashtruesit në lidhje me kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë, të parashtruar nga prokurori publik dhe duke mos e ftuar si palë në Gjykatën Supreme, Gjykata Supreme në aktgjykimin e 3 shtatorit 2010, e kishte shkelur të drejtën e tij për gjykim të drejtë sipas nenit 31 të Kushtetutës dhe nenit 6 (1) të KEDNJ-së. Në arritjen e vendimit të saj, Gjykata gjithashtu u mbështet në vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, që adresojnë çështjen e njëjtë ose të ngjashme. Gjykata e shpalli të pavlefshëm aktgjykimin e Gjykatës Supreme dhe e ktheu aktgjykimin në Gjykatën Supreme për rivendosje, në pajtim me aktgjykimin e kësaj gjykate.

Parashtruesit:

Shaban Mustafa

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktgjykim

Shkelje e të drejtave kushtetuese

Neni 31 - E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile