Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme Rev. Nr. 24/2009, të 7 dhjetorit 2011

Nr. të lëndës KI 73/12

Parashtruesit: Bujar Sahitaj

Parashtruesi paraqiti kërkesën bazuar në Nenin 113,7 të Kushtetutës së Kosovës duke pohuar se me vendimi i Gjykatës Supreme të Kosovës Rev, Nr, 24/2009 qe koniformonte vendimet e instancave më të ulta gjyqësore të cilat kishin vërtetuar tranferimin e pronësisë së një pjese të tokës nga pronësia shoqëroe në ate private dhe që kishte ndikuar negativisht në një pjesë tjetër të tokës që i takon banorëve të tjerë të fshatit, një ndër të cilët është edhe parashtruesi, Prandaj, pretendohet se ka rezultuar me shkeljen e nenit 46 [Mbrojtja e Pronës] dhe të nenit 31 [E Drejta në Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Prej dokumentacionit të dorëzuar nga parashtruesi, Gjykata konkluldoi se kërkesa është parashtruar në Gjykatën Kushtetuese më 31 korrik 2012, përderisa vendimi i Gjykatës Supreme, i cili pretendohet nga parashtruesi se ia shkel të drejtat, ka fletëpranimin më 15 shkurt 2012, Si rrjedhojë, del se kërkesa është dorëzuar në Gjykatë Kushtetuese 5 muaj e 16 ditë pas pranimit të vendimit të Gjykatës Supreme, Prandaj, Gjykata e shpalli kërkesën të papranueshme, pasi që ishte dorëzuar pas afatit të paraparë me Ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe Rregulloren e Punës së Gjykatës

Parashtruesit:

Bujar Sahitaj

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është paraqitur pas afatit

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile