Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme Rev. Nr. 219/2009, të 10 qershorit 2011

Nr. të lëndës KI 127/11

Parashtruesit: Ardian Hasani

Parashtruesi e kishte dorëzuar Kërkesën në bazë të nenit 113.7 të Kushtetutës, duke pretenduar se me Aktgjykimin Gjykatës Supreme i janë shkelur të drejtat kushtetuese të garantuara me Nenin 49.1, si dhe Nenin 23 të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut në lidhje me Nenin 21.1 [Parimet e Përgjithshme] të Kushtetutës, dhe Nenin 6 të KNDNj, Gjykata, lidhur me këtë rast kishte vlerësuar që parashtruesi i kërkesës nuk e kishte mbështetur dhe argumentuar bindshëm pretendimin e tij se Gjykata Supreme në mënyrë arbitrare ia kishte shkelur të drejtat e tij. Gjykata Kushtetuese edhe ne këtë rast rikujtoj se është në juridiksionin e Gjykatës Supreme që të vlerësojë ligjshmërinë e vendimeve të instancave më të ulëta, detyrë e të cilave është vërtetimi i plotë dhe i drejtë i gjendjes faktike dhe zbatimi së drejtës materiale në pajtim me rrethanat e krijuara të rastit, në mënyrë që të evitohen shkeljet e mundshme të të drejtave të garantuara me legjislacionin në fuqi dhe me Kushtetutë. Bazuar ne këto arsye, Gjykata kishte konstatuar se kërkesa e parashtruesit nuk i përmbushte kërkesat e nenit 46 të Ligjit dhe rregullit 36.2 (b), prandaj, si e tillë është konsideruar si qartazi e pabazuar, Gjykata, gjithashtu kishte vërejtur se parashtruesi kishte lidhur kontratë të re me Komunën e Gjilanit, pasi që Komuna ishte obliguar që ta kthente atë në punë në pajtim me Aktvendimin E. nr. 1/2009 të Gjykatës Komunale të Gjilanit, për përmbarimin e Aktgjykimit C. Nr. 540/07. Mirëpo parashtruesi përkitazi me këtë çështje nuk kishte provuar se i kishte shterur të gjitha mjetet juridike në dispozicion sa i përket kontestimit të kontratës së re të lidhur me Komunën e Gjilanit, para se të parashtronte kërkesë në Gjykatën Kushtetuese. Si përfundim, Gjykata kishte konstatuar që kërkesa e parashtruesit nuk i kishte përmbushur kriteret e pranueshmërisë në përputhje me kërkesat e nenit 46, 47.2 të Ligjit, rregullit 36.1 (a) dhe 36.2 (b) të Rregullores së punës.

Parashtruesit:

Ardian Hasani

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Administrative