Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme, Rev.nr.19/2010, të 21 janarit 2013

Nr. të lëndës KI 44/13

Parashtruesit: Latif Latifaj

Parashtruesi i kërkesës, z, Latif Latifaj, e parashtroi kërkesën në pajtim me nenin 113,7 të Kushtetutës së Kosovës, duke kontestuar Aktgjykimin e Gjykatës Supreme të Kosovës, Rev,nr, 19/2010 të 21 janarit 2013 (si edhe Aktgjykimin e Gjykatës së Qarkut në Gjilan Ac,nr, 50/2009 dhe Aktgjykimin e Gjykatës Komunale në Gjilan C,nr, 244/2007 të 10 nëntorit 2008), si të njëanshëm, të padrejtë dhe arbitrarë, sepse çështja ishte gjykuar njëherë me vendim të formës së prerë të Gjykatës Komunale në Gjilan, Sa i përket çështjes së pranueshmërisë së kërkesës, Gjykata konstatoi se kërkesa ishte e papranueshme sepse parashtruesi ka dështuar të paraqesë prova se procedurat përkatëse ishin në ndonjë mënyrë të padrejta ose arbitrare, Prandaj, Gjykata konkludoi se kërkesa ishte qartazi e pabazuar në pajtim me nenin 48 të Ligjit dhe rregullit 36 (2) të Rregullores së punës

Parashtruesit:

Latif Latifaj

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile