Aktgjykim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme, Pkl. Nr. 70/2012, të 22 qershorit 2012

Nr. të lëndës KI 78/12

Parashtruesit: Bajrush Xhemajli

Shkarko:

Parashtruesi parashtroi kërkesën në bazë të nenit 113,7 të Kushtetutës së Kosovës, duke e kontestuar Aktgjykimin e Gjykatës Supreme, Pkl, Nr, 70/2012, të 22 qershorit 2012, sepse Gjykata Supreme pa ndonjë arsyetim të qëndrueshëm, nuk ka shqyrtuar provat e propozuara nga mbrojtja, Për më tepër, parashtruesi kërkoi nga Gjykata të vendosë masë të përkohshme sepse “Nëse një aktgjykim i favorshëm nga Gjykata Kushtetuese do të shkaktonte rigjykim të mundshëm të këtij rasti ku parashtruesi do të mund të lirohej nga përgjegjësia, atëherë mungesa e kësaj mase të përkohshme do të linte parashtruesin me një vuajtje të jashtëligjshme të një dënimi te pamerituar,” Sa i përket çështjes së pranueshmërisë së kërkesës, Gjykata konstatoi se në bazë të nenit 113,7, kërkesa ishte e pabazuar sepse në rastin konkret z, Bajrush Xhemajli e konteston kushtetutshmërinë e Vendimit Pkl, nr, 70/2012 të Gjykatës Supreme, të 22 qershorit 2012, Prandaj, parashtruesi duhet të konsiderohet si palë e autorizuar, me të drejtë të ngrejë rastin në Gjykatë dhe t’i ketë shteruar të gjitha mjetet juridike, siç parashihen me ligj, në pajtim me nenin 113,7 të Kushtetutës, Sa i përket kërkesës së nenit 49 të Ligjit se parashtruesi është dashur të dorëzojë kërkesën brenda periudhës prej katër (4) muajsh, Gjykata përcakton nga parashtresat e parashtruesit se atij i është dorëzuar vendimi i lartpërmendur i Gjykatës Supreme më 26 korrik 2012, përderisa parashtruesi e dorëzoi kërkesën në Gjykatë më 23 gusht 2012, përkatësisht brenda afati prej katër muajve siç parashihet me nenin 49 të Ligjit, Për më tepër, parashtruesi kishte përcaktuar në detaje se cilat të drejta sipas Kushtetutës dhe KEDNJ pretendohen t’i jenë shkelur nga autoriteti publik, Prandaj, Gjykata gjithashtu gjen se parashtruesi i ka plotësuar kërkesat e nenit 48 të Ligjit, Sa i përket meritave të kërkesës, Gjykata vëren se mënyra e në të cilën janë trajtuar provat në rastin e parashtruesit, demonstron një kompleks vendimesh, të cilat reciprokisht përforcojnë ndikimin e tyre mbi drejtësinë e gjykimit të parashtruesit, Së pari, gjykatat e rregullta në vazhdimësi kanë refuzuar të autorizojnë një ekspertizë plotësuese për faktorët që ndikuan në aksident, Së dyti, gjykatat e rregullta e justifikuan këtë refuzim në bazë të asaj se situata ishte mjaft e qartë për ta, në bazë të raportit ekzistues të ekspertëve, Megjithatë, raporti i ekspertit në fjale ishte i bazuar në raportin e Policisë, në skica dhe në foto, pa ndonjë procedurë nga eksperti për të verifikuar nga ai vetë, me përpjekje individuale, informatat e përmbajtura në raportet policore, Vlefshmëria e raporteve të Policisë, gjithashtu, nuk ishte vërtetuar në asnjë fazë të procedurës nga ndonjë zyrtar i autorizuar gjyqësor ose nga ndonjë gjykatë, Është e diskutueshme ajo se deri ne çfarë mase ishte në pozitë parashtruesi të kontestonte përmbajtjen e raporteve të Policisë, edhe në qoftë se ai ishte ne gjendje të kontestonte raportin e ekspertit bazuar në këto raporte policore, Për këto mangësi ne trajtimin e provave në rastin e parashtruesit, Gjykata konstaton se, kur shikohet drejtësia e procedurës penale në rastin e parashtruesit si tërësi, nuk mund të thuhet se ai ka përfituar nga një “gjykim i drejtë” sipas nenit 6 të KEDNJ-së dhe sipas nenit 31 të Kushtetutës, Gjykata e shpalli të pavlefshëm Aktgjykimin e Gjykatës Supreme të Kosovës dhe ktheu Aktgjykimin e Gjykatës Supreme për rivendosje, në përputhje me Aktgjykimin e kësaj Gjykate

Parashtruesit:

Bajrush Xhemajli

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktgjykim

Shkelje e të drejtave kushtetuese

Neni 31 - E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale