Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme , Pkl. nr. 164/2012, të 5 dhjetorit 2012; të Vendimit të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, Ap. nr. 4/12, të 28 shtatorit 2012; të Aktgjykimit të Gjykatës Komunale në Prishtinë, P. nr. 601/08, të 3 tetorit 2011; dhe të Vendimit të Gjykatës Komunale në Prishtinë, P. nr. 601/08, të 20 dhjetorit 2011

Nr. të lëndës KI 22/13

Parashtruesit: Sokol Mushkolaj

Parashtruesi paraqiti kërkesën bazuar në Nenet 113,7 dhe 116,2 të Kushtetutës duke pohuar se të drejtat e tij kushtetuese janë cenuar me vendimet e Gjykatava të rregullta të Republikës së Kosovës, Parashtruesi, ndër të tjera, pohoi se ishin shkelur e drejta në gjykim të drejtë dhe parimi i legalitetit dhe proporcionalitetit për shkak se ndjekja penale ndaj tij ishte parashkruar sipas dispozitave të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe se Gjykatat e rregullta nuk ia kishin dorëzuar vendimin atij personalisht ashtu siç parashihet me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, Gjykata konstatoi se kërkesa e parashtruesit nuk përmbante ndonjë dëshmi që provon se gjykatat e rregullta e kishin gjykuar atë përtej parashkrimit, ose që vendimi ishte dorëzuar në mënyrë të paligjshme, Përkitazi me kërkesën e parashtruesit për vënien e masave të përkohshme dhe mos zbulim të identitetit, Gjykata në rastin e parë konstatoi se kërkesa pë masa të përkohshme nuk i përmbush kriteret e parapara me Nenin 116,2 të Kushtetutës dhe Nenin 27 të Ligjit, kurse në rastin e dytë, Gjykata e refuzoi kërkesën e parashtruesit për mos zbulim të identitetit pashkak se ishte e paarsyetuar, Për shkak të arsyeve të përmendura, Gjykata bazuar në Nenet 113,7 dhe 116,2 të Kushtetutës, Nenet 20 e 27 të Ligjit dhe rregullat 36 (1) c ) dhe 54 të Rregullores së punës vendosi të hedhë poshtë kërkesën e parashtruesit si të papranueshme

Parashtruesit:

Sokol Mushkolaj

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale