Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme PKL. Nr. 117/09, të datës 12 tetor 2010

Nr. të lëndës KI 111/11

Parashtruesit: Selim Krasniqi

Shkarko:

Parashtruesi parashtroi kërkesën bazuar në nenin 113.7 të Kushtetutës së Kosovës, duke pohuar se janë shkelur të drejtat e tij nga nenet 24 [Barazia para Ligjit], 30 [Të drejtat e të akuzuarit] dhe 31 [E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm] të Kushtetutës, me aktgjykimin e Gjykatës Supreme, e cila e shpalli parashtruesin fajtor për kryerjen e veprës penale nga neni 142 në lidhje me nenet 22, 26 dhe 30 të Kodit Penal të Republikës Socialiste të Republikës së Jugosllavisë. Parashtruesi më tutje kërkoi nga Gjykata që mos ta zbulojë identitetin e tij.
Gjykata konsideroi se Kërkesa ishte e papranueshme, sepse ai nuk e parashtroi kërkesën sipas afatit të paraparë në nenin 49 të Ligjit. Aktgjykimi i formës së prerë i Gjykatës Supreme, PKL. Nr. 117/09, u mor me 12 tetor 2010 dhe iu dorëzua parashtruesit në një datë të paspecifikuar, përderisa parashtruesi e dorëzoi kërkesën në Gjykatë më 11 gusht 2011. Pasi që parashtruesi nuk ofroi prova në Gjykatë kur iu dorëzua aktgjykimi i Gjykatës Supreme, kjo Gjykatë konsideron datën e shpalljes së vendimit si datë të dorëzimit, d.m.th. 12 tetor 2010, kur gjyqtarët e kishin nënshkruar aktgjykimin. Sa i përket kërkesës së parashtruesit që të mos i zbulohet identiteti, Gjykata e refuzon atë si të pabazë, sepse nuk është ofruar ndonjë dokumentacion mbështetës apo informacion lidhur me arsyet se pse nuk duhet zbuluar identiteti i parashtruesit te kërkesës

Parashtruesit:

Selim Krasniqi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është paraqitur pas afatit

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale