Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme Pkl-Kzz-93/09, të 1 marsit 2010

Nr. të lëndës KI 26/11

Parashtruesit: Vladimir Ukaj

Paraqitësi i kërkesës ka paraqitur parashtresë në pajtim me nenet 113.7 dhe 21.4 të Kushtetutës, nenet 20, 22.7 dhe 22.8 të Ligjit nr.03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Kosovës të 15 janarit 2009.
Më 25 shkurt 2011 paraqitësi i kërkesës i ka paraqitur kërkesë Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.Të njëjtën ditë kryetari i Gjykatës e ka emëruar gjyqtaren Snezhana Botushareva gjyqtare raportuese dhe Kolegjin për shqyrtim të përbërë nga gjyqtarët: Altay Suroy (kryesues), Kadri Kryeziu dhe Iliriana Islami.
Më 20 korrik 2005, në rastin P.nr. 02/05, Gjykata e Qarkut në Prizren e ka shpallur paraqitësin e kërkesës fajtor për kryerjen e këtyre veprave penale: prostitucion apo marrëdhënie të panatyrshme me keqpërdorim të pozitën nga neni 78. paragrafi 1. i LPK-së, i ndryshuar dhe i plotësuar me nenin 1. paragrafin 4. të rregullores së UNMIK-ut nr.2003/1 me të cilën ndryshohet dhe plotësohet ligji i zbatueshëm për veprat penale duke përfshirë dhunën seksuale; mundësimin e prostitucionit nga neni 201. paragrafi 3. PLPK; tregtia me njerëz në bashkëpunim nga neni 2. paragrafi 2. i rregullores së UNMIK-ut nr.2001/04 për ndalimin e tregtisë me njerëz në Kosovë, lidhur me nenin 22. të LPJ dhe tregtia me njerëz në bashkëpunim nga neni 139. paragrafi 2. i PLPK dhe e ka gjykuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej 12 vjetësh.
Më 24 shtator 2007, paraqitësi i kërkesës i ka paraqitur ankesë Gjykatës Supreme, e cila më 1 qershor 2009 është refuzuar si e papranueshme.

Paraqitësi në kërkesën Gjykatës Kushtetuese pohon se ka pasur shkelje të nenit 31. të Kushtetutës sepse Gjykata e Qarkut në Prizren në mënyrë të padrejtë e ka shpallur fajtor.Ai pohon se aktgjykimi i Gjykatës së Qarkut në Prizren, plotësisht është mbështetur në raportin policor të cilin ai e refuzon plotësisht.Paraqitësi i kërkesës pohon po ashtu se policia ia ka mohuar të drejtën e mbrojtësit dhe se nuk i është lejuar të kontaktojë me ambasadën, si shtetas i huaj dhe se i është shkelur e drejta e shfrytëzimit të mjeteve juridike.
Nga dokumentet në dosjen e lëndës Gjykata ka konkluduar se paraqitësit të kërkesës i është dorëzuar aktgjykimi i Gjykatës së Qarkut në Prizren i datës 20 korrik 2005 dhe aktgjykimi i Gjykatës Supreme i datës 28 maj 2007, para hyrjes në fuqi të Kushtetutës, do të thotë para datës 15 qershor 2008.

Kërkesa nuk i është paraqitur Gjykatës në afatin e paraparë në nenin 49. të Ligjit.
Gjykata ka konstatuar se faktet e paraqitura të rastit të cilat i ka paraqitur paraqitësi i kërkesës në Gjykatën Kushtetuese,”në asnjë mënyrë nuk e arsyetojnë pohimin për shkeljen e të drejtave kushtetuese” në pajtim me rregullin 36. paragrafin 2. pikat b dhe c të Rregullores së punës, prandaj Gjykata njëzëri ka vendosur që kërkesën e paraqitësit ta refuzojë si të papranueshme.

Parashtruesit:

Vladimir Ukaj

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është paraqitur pas afatit

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale