Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme, A. Nr. 983/08, te datës 7 shkurt 2011.

Nr. të lëndës KI 70/11

Parashtruesit: Faik Hima, Magbule Hima dhe Bestar Hima

Parashtruesi e kishte dorëzuar Kërkesën në bazë të nenit 113.7 të Kushtetutës, duke pretenduar se janë shkelur të drejtat e tij sipas neneve 7, 21, 22 dhe 24 të Kushtetutës, si dhe neni 6 dhe neni 1 i Protokollit 1 të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut, me aktgjykimin e Gjykatës Supreme për refuzimin e kërkesës për kthimin e pronës së paluajtshme të shpronësuar në Gjakovë sepse ajo ishte e paafatshme, Gjykata vendosi se Kërkesa ishte qartazi e pabazuar dhe e papranueshme sipas nenit 48 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe Rregullës 36.1 të Rregullores së Punës sepse Parashtruesi kishte kërkuar që të përcaktohej se a e ka zbatuar Gjykata Supreme ligjin dhe a i ka marrë parasysh faktet në mënyrë të duhur, çka është jashtë diskrecionit të Gjykatës, pasi që ajo mund të zgjidh vetëm shkeljet e pretenduara të së drejtës kushtetuese, duke cituar rastin Garcia kundër Spanjës, Gjykata vendosi se procedurat e Gjykatës Supreme nuk kanë qenë në asnjë mënyrë të padrejta apo arbitrare, duke cituar rastet Shub kundër Lituanisë dhe Vanek kundër Republikës së Sllovakisë, dhe se Parashtruesi nuk kishte ofruar prova prima facie në ketë aspekt

Parashtruesit:

Faik Hima, Magbule Hima dhe Bestar Hima

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile