Parashtruesja parashtroi kërkesën bazuar në nenin 113.7 të Kushtetutës së Kosovës , duke pohuar se të drejtat e saj nga neni 24 [Barazia para Ligjit] dhe 51 [Mbrojtja Shëndetësore dhe Sociale] janë shkelur me aktgjykimin e Gjykatës Supreme, që konkludoi se provat dëshmojnë se parashtruesja nuk i plotëson kriteret ligjore për njohjen e së drejtës së kërkuar për pension të personave me aftësi të kufizuar.
Gjykata konkludoi se kërkesa ishte e papranueshme sepse parashtruesja nuk ka ofruar prova që procedurat përkatëse ishin në ndonjë mënyrë të padrejta apo të prekura nga arbitrariteti. Prandaj, Gjykata vendosi se kërkesa ishte e pabazuar sipas rregullit 36 (1.c) të Rregullores së Punës.
Fazilja Berisha
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është qartazi e pabazuar
Administrative