Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës së Qarkut në Prizren, Ac. nr. 593/2010, të 20 janarit 2011

Nr. të lëndës KI 24/11

Parashtruesit: Ali Buzhala

Parashtruesi i kërkesës e konteston Aktgjykimin e Gjykatës së Qarkut në Prizren, Ac, nr, 593/2010, të 20 janarit 2011, me të cilin iu refuzua, si e pabazuar, ankesa në çështjen juridike përmbarimore përkitazi me përmbarimin e vendimit të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës (KPM),Parashtruesi i kërkesës pohon se është shkelur neni 49, pika 1 [E Drejta e Punës dhe Ushtrimit të Profesionit], i Kushtetutës së Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta); neni 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë e të Paanshëm] i Kushtetutës; dhe neni 6, në lidhje me nenin 13, i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Gjykata gjen se kërkesa nuk i plotëson kushtet nga neni 113,7 i Kushtetutës; nga neni 47,2 i Ligjit; dhe nga rregulli 36, 1, a i Rregullores së punës; dhe, si e tillë, është e papranueshme

Parashtruesit:

Ali Buzhala

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Nuk janë shterur mjetet juridike

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Administrative