Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës së Qarkut në Pejë, P.nr.274/2008, të 2 majit 2012, dhe aktgjykimeve të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, AP.nr.316/2012, të 23 gushtit 2012, dhe Pkl.nr.184/2012, të 17 dhjetorit 2012

Nr. të lëndës KI 19/13

Parashtruesit: Mark Duhanaj

Parashtruesi i kërkesës pretendon se me aktgjykimet e gjykatave të rregullta, është shkelur neni 31 (E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm) i Kushtetutës, si dhe janë shkelur neni 6 e neni 13 të KEDNJ-së, Në këtë rast, Gjykata vërejti se, Aktgjykimi i Gjykatës së Qarkut në Pejë, P, nr, 278/2008, i 2 majit 2012,ishte arsyetuar dhe se kjo gjykatë nuk ka vërejtur që, gjatë procedurës së gjykimit të çështjes, ka pasur shkelje procedurale që do të rezultonin me shkeljen e të drejtave themelore të parashtruesit, të garantuara me Kushtetutë dhe me Konventën Evropiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut, Parashtruesit i është pranuar kërkesa për dëgjimin e dëshmitarëve, është dëgjuar përfaqësuesi i tij i autorizuar, i janë dhënë atij të gjitha mundësitë për mbrojtje gjatë gjithë procesit të gjykimit të rastit, Prandaj, Gjykata gjeti se parashtruesi i kërkesës as nuk ka ndërtuar, e as nuk ka dëshmuar një rast prima facie, qoftë mbi bazën e meritave apo të pranueshmërisë së kërkesës, Në tërësi, Gjykata konstaton se kërkesa është e papranueshme, si qartazi e pabazuar, Gjykata, më tutje, konstaton se pasi kërkesa e parashtruesit është e papranueshme, kërkesa për masë të përkohshme nuk mund të jetë më objekt i shqyrtimit, prandaj dhe është refuzuar

Parashtruesit:

Mark Duhanaj

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale