Parashtruesi paraqiti kërkesën bazuar në Nenin 113,7 të Kushtetutës së Kosovës duke pohuar se të drejtat e tij kushtetuese janë cenuar me veprimet e gabuara të policisë së Kosovës dhe me vendimin e Gjykatës së Qarkut në Pejë, Parashtruesi ndër të tjera pretendonte shkelje të së drejtës në jetë private e familjare dhe të drejtës në gjykim të drejtë dhe të paanshëm, Përkitazi me pretendimet e ngritura nga parashtruesi, Gjykata së pari përcaktoi juridiksionin kohor të saj dhe pastaj konstatoi se pretendimet e ngritura nga parashtruesi ishin të lidhura në një periudhë kohore ku Gjykata nuk kishte juridiksion kohor, përkatësisht ndërhyrjet e pretenduara në të drejtat e parashtruesit kishin ndodhur para se Kushtetuta e Kosovës të hynte në fuqi, Për shkak të arsyeve të përmendura, Gjykata bazuar në nenin 113,7 të Kushtetutës dhe rregullin 36 (3) h) të Rregullores së punës vendosi të hedhë poshtë kërkesën e parashtruesit si të papranueshme
Gani Morina
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është ratione temporis jashtë juridiksionit të Gjykatës
Penale