Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës së Qarkut në Pejë, Ac. nr. 527/12, të 14 nëntorit 2012, dhe të Aktgjykimit të Gjykatës Komunale në Gjakovë, C. nr. 276/11, të 14 qershorit 2012
Nr. të lëndës KI 30/13
Parashtruesit: Fatmir Metahysa
Kërkesa bazohet në Nenin 113,7 të Kushtetutës, Nenin 20 të Ligjit dhe rregullin 56 (2) të Rregullores së punës, Parashtruesi, ndër të tjera, pohoi se vendimet e gjykatave të rregullta janë të kundërligjshme, sepse lënda e tij është shqyrtuar në mënyrë të gabuar dhe se gjendja faktike është vërtetuar në mënyrë jo të plotë, Gjykata theksoi se çështjet e interpretimit të ligjit dhe të fakteve janë çështje të juridiksionit, autonomisë dhe të prerogativës së gjykatave të rregullta, Më tutje, Gjykata po ashtu theksoi se fakti që parashtruesi nuk pajtohet me rezultatin e rastit , nuk mund t’i shërbejë atij si e drejtë për të ngritur kërkesë që argumenton shkeljen e të drejtave kushtetuese, Për shkak të arsyeve të përmendura, Gjykata bazuar në Nenin 113,7 të Kushtetutës, Nenin 20 të Ligjit dhe rregullin 36 (1) c ) të Rregullores së punës vendosi të hedhë poshtë kërkesën e parashtruesit të papranueshme
Fatmir Metahysa
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është qartazi e pabazuar
Civile