Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Komunale ne Pejë, C. 90/03 të 09.01.2008, dhe të Aktgjykimit të Gjykatës së Qarkut në Pejë, AC Nr. 313/2010 të 09.11.2011.

Nr. të lëndës KI 27/12, KI 31/12, KI 32/12, KI 33/12

Parashtruesit: Mykyreme Hoxha, Merita Hoxha, Mërgim Hoxha dhe Blerim H

Parashtruesit i paraqitën kërkesat e tyre ndarazi, Duke pasur parasysh që objekti i çështjes ishte i njëjtë te të gjitha kërkesat dhe akti juridik i kontestuar ishte i njëjti, me vendim të Kryetarit dhe bazuar në Rregulloren e punës, këto kërkesa u bashkuan në një,
Parashtruesit i parashtruan kërkesat e tyre bazuar në nenin 113,7 të Kushtetutës së Kosovës, duke pretenduar se Aktgjykimi i Gjykatës Komunale, C, 90/03,i 9 janarit 2008 dhe Aktgjykimi i Gjykatës së Qarkut, AC Nr, 313/2010, i 9 nëntorit 2011, i shkelin të drejtat e tyre të garantuara me nenin 3 [Barazia para Ligjit], neni 7 [Vlerat], neni 16 [Epërsia e Kushtetutës], neni 21 [Parimet e Përgjithshme], neni 22 [Zbatimi i Drejtpërdrejtë i Marrëveshjeve dhe Instrumenteve Ndërkombëtare], neni 23 [Dinjiteti i Njeriut], neni 24 [Barazia para Ligjit], neni 25 [E Drejta për Jetën], neni 26 [E Drejta e Integritetit Personal], neni 27 [Ndalimi i Torturës, Trajtimit Mizor, Çnjerëzor ose Poshtërues], neni 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], neni 41 [E Drejta e Qasjes në Dokumente Publike], neni 46 [Mbrojtja e Pronës] dhe neni 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] në lidhje me nenin 102 [Parimet e Përgjithshme të Sistemit Gjyqësor] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kushtetuta) dhe të drejtat e tyre të garantuara me nenin 1 [Detyrimi për Respektimin e të DrejtavetëNjeriut], nenin 2 [E Drejta për Jetën], nenin 3 [Ndalimi i Torturës], neni 6,1 [E Drejta për një Proces të Rregullt], nenin 8 [E Drejta për Respektimin e Jetës Private dhe Familjare], neni 10 [Liria e Shprehjes], neni 13 [E Drejta për Ankim Efektiv], neni 14 [Ndalimi i Diskriminimit] të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (në tekstin e mëtejmë: KEDNJ) dhe nenin 1 të Protokollit Nr, 1 të KEDNJ-së; neni 2, neni 3 dhe neni 4 të Protokollit Nr, 7 të KEDNJ-së në lidhje me nenin 1 të Protokollit Nr, 12 të KEDNJ-së, Gjykata konkludoi se nuk është detyrë e saj të merret me gabimet e fakteve ose të ligjit (ligjshmërisë), që pretendohet të jenë bërë nga gjykatat e rregullta, përveç dhe për aq sa ato mund t’i kenë shkelur të drejtat dhe liritë e mbrojtura nga Kushtetuta (kushtetutshmëria), Gjykata Kushtetuese nuk vepron si gjykatë e shkallës së katërt përkitazi me vendimet e nxjerra nga gjykatat e rregullta, Prandaj, parashtruesit kishin dështuar të tregonin pse dhe si gjykatat e rregullta i kishin shkelur të drejtat e tyre të garantuara me Kushtetutë dhe rrjedhimisht Gjykata vendosi që kërkesa është e papranueshme, sepse ajo është qartazi e pabazuar

Parashtruesit:

Mykyreme Hoxha, Merita Hoxha, Mërgim Hoxha dhe Blerim H

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile