Aktvendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës, ASC-11-0056-A0001, të 7 qershorit 2012

Nr. të lëndës KI 103/12

Përmbledhje

Parashtruesi i kërkesës pretendon se, me aktgjykimin e kontestuar të Dhomës së Posaçme, i janë cenuar të drejtat e pronës, të garantuara me nenin 46 të Kushtetutës dhe me nenin 1 të Protokollit 1 të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore (në tekstin e mëtejmë: Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, apo KEDNJ), Parashtruesi i kërkesës kërkon nga Gjykata Kushtetuese që të anulojë aktgjykimin e kontestuar dhe ta kthejë çështjen për rishqyrtim në Dhomën e Posaçme, Gjykata, në pajtim me rregullin 36,2 (c) të Rregullores së punës, shpallë kërkesën si qartazi të pabazuar

Parashtruesit:

“INTEGRAL”, Sh.p.k.

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile