Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit Ac. nr. 1314/2012, të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, të 7 dhjetorit 2012

Nr. të lëndës KI 18/13

Parashtruesit: Blerim Uka

Parashtruesi i kërkesës e dorëzoi kërkesën në pajtim me nenet 113,7 dhe 21,4 të Kushtetutës, nenet 20, 22,7 dhe 22,8 të Ligjit nr, 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, të 15 janarit 2009, Parashtruesi i kërkesës e dorëzoi kërkesën më 15 shkurt 2013, në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, me ç’rast kërkoi nga Gjykata vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, Parashtruesi, në kërkesë, pretendon se me atë aktgjykim i janë shkelur të drejtat dhe liritë e tij sipas nenit 21 (Parimet e Përgjithshme), nenit 22 (Zbatimi i Drejtpërdrejtë i Marrëveshjeve dhe Instrumenteve Ndërkombëtare), nenit 31 (E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm), si dhe nenit 6 së Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, Me Vendimin e Kryetarit, nr, GJR, KI 18/13, të 26 shkurtrit 2013, gjyqtari Almiro Rodrigues u caktua si Gjyqtar raportues, Të njëjtën ditë, me Vendimin e Kryetarit, KSH 18/13, u caktua Kolegji shqyrtues, i përbërë nga gjyqtarët: Altay Suroy (kryesues), Kadri Kryeziu dhe Arta Rama Hajrizi, Pas shqyrtimit të rastit, Gjykata konstatoi se parashtruesi i kërkesës nuk arriti t’i argumentojë dhe t’i provojë mjaftueshëm pretendimet e tij në kuptimin e shkeljes kushtetuese të të drejtave të tij nga Gjykata Komunale dhe nga Gjykata e Qarkut, Përveç kësaj, Gjykata thekson që aktgjykimet dhe vendimet e Gjykatës Komunale dhe asaj të Qarkut janë mjaft të argumentuara dhe të arsyetuara, si dhe nuk shfaqin ndonjë arbitraritet, Sa i përket kërkesës për masë të përkohshme, Gjykata vëren se parashtruesi i kërkesës thjesht kërkon vendosjen e masës së përkohshme, por nuk ka ofruar asnjë argument apo dokument relevant me të cilin do të shpjegonte dhe do të tregonte pse dhe si kishte pësuar dëm të pariparueshëm, Duke i marrë parasysh të gjitha rrethanat e kërkesës së parashtruar, Gjykata Kushtetuese e Kosovës, në seancën e 16 prillit 2013, arriti në përfundim se kërkesa është e papranueshme, sepse është qartazi e pabazuar si dhe se kërkesa për vendosjen e masës së përkohshme duhet refuzuar

Parashtruesit:

Blerim Uka

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile