Aktgjykim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së 17 aktgjykimeve individuale të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës

Nr. të lëndës KI132/10, KI28/11, KI82/11, KI85/11, KI89/11, KI100/11, KI104/11, KI109/11, KI118/11, KI123/11, KI142/11, KI143/11, KI144/11, KI154/11, KI01/12, KI02/12, KI14/12

Parashtruesit: Istref Halili dhe 16 ish-punëtorë të tjer&

Parashtruesit, 17 ish-punëtorë të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), i kishin dorëzuar Kërkesat sipas nenit 113.7 të Kushtetutës, duke pretenduar se me 17 aktgjykimet e nxjerra nga Gjykata Supreme ishin shkelur të drejtat e tyre në pronë dhe në gjykim të drejtë, të cilat Gjykata i interpretoj si referenca në nenin 1 të Protokollit 1 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ) dhe nenin 6 të KEDNJ-së, Parashtruesit argumentuan se ata padrejtësisht ishin privuar nga interesat e fitimit dhe se nuk ishin në gjendje të korrigjonin shkeljen me mjete juridike, përmes gjykatave të rregullta, Gjykata Supreme i anuloi vendimet e gjykatave më të ulëta dhe e aprovoi anulimin e njëanshëm nga KEK-u të marrëveshjeve për kompensim (“Marrëveshjeve”) pas përfundimit të parakohshëm të kontratave të punës të Parashtruesve, të cilat u kishin dhënë atyre të drejtën në kompensim derisa të krijohej dhe të funksionojë Fondi i Kosovës për Sigurim Pensional dhe Invalidor, Në njërën anë, Gjykata Supreme erdhi në përfundim se KEK-u kishte përmbushur obligimet e veta sipas marrëveshjes për kompensim, sepse ishte krijuar Fondi për Sigurim Pensional dhe Invalidor (FSPI), duke nxitur kështu ndërprerjen e marrëveshjes, Në anën tjetër, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) i kontestoi gjetjet e Gjykatës Supreme, duke pranuar se pensionet u takojnë personave me aftësi të kufizuara të përhershme dhe individëve mbi moshën 65 vjeçare, por duke shtuar se ende nuk ishte miratuar Ligji për Pensionet përmes të cilit krijohet FSPI, Sa i përket pranueshmërisë, Gjykata konstatoi se 17 Parashtrues ishin palë të autorizuara në bazë të nenit 113.7 të Kushtetutës, se ata e kishin plotësuar kushtin për shterjen mjeteve juridike sipas nenit 113.7 dhe nenit 47.2 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese (“Ligji”) dhe se në ketë rast nuk zbatohej rregulli për afatin prej katër muajsh, të përcaktuar në nenin 49 të Ligjit, pasi që shkelja e pretenduar e Kushtetutës kishte karakter vazhdues, Gjykata vendosi se 9 Kërkesat korresponduese ishin të pranueshme dhe se 8 Kërkesat e mbetura ishin vetëm pjesërisht të pranueshme, duke përjashtuar kërkesat për kompensim, pas ditëlindjes së 65-të të Parashtruesve, e duke përfshirë kërkesat për kompensim për periudhën deri në ditëlindjen e tyre të 65-të, Sa i përket meritave, Gjykata nënvizoi të drejtat në pronë të përfshira në nenin 46 dhe nenin 1 të Protokollit Nr, 1 të Konventës Evropiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut (KEDNJ), Gjykata arsyetoi se pritja e Parashtruesve për kompensim të përkohshëm sipas Marrëveshjeve, derisa të fillon të funksiononte FSPI ishte legjitime dhe një e drejtë kjo që mbrohej me nenin 1 të Protokollit Nr, 1, duke cituar rastin Ibrahimi, Prokshi, Mërlaku dhe Halili, Gjykata konstatoi se ndërprerja e njëanshme e Marrëveshjeve nga KEK-u para zbatimit të FSPI cenonte interesat e tyre të fitimit nga prona dhe ishte shkelje e nenit 46 dhe nenit 1 të Protokollit 1 të KEDNJ-së, Duke theksuar të drejtat për gjykim të drejtë dhe të paanshëm të garantuar me nenin 31.1 të Kushtetutës dhe me nenin 6 të KEDNJ-së, Gjykata tërhoqi vërejtjen se gjykatat e rregullta duhet të zgjidhin kontestet faktike, ato procedurale si dhe ato të së drejtës materiale, duke cituar rastin Garcia Ruiz kundër Spanjës, ndërsa fokusi i saj është në atë se a ka pasur Parashtruesi gjykim të drejtë, duke cituar rastin Edwards kundër Mbretërisë së Bashkuar, Gjykata theksoi se gjykatat janë të obliguara që të paraqesin arsyet për aktgjykimet e tyre, ndonëse niveli i detajeve të domosdoshme mund të ndryshojë, duke cituar nenin 6.1 të KEDNJ-së, rastin Ibrahimi, Prokshi, Mërlaku e Halili, Çka është me rëndësi, Gjykata theksoi se Parashtruesit kishin argumentuar se Ligji për Pensionet me të cilin themelohet FSPI akoma nuk ishte miratuar, pohim ky që ishte konfirmuar edhe nga MPMS, Gjykata konkludoi se Gjykata Supreme nuk kishte bërë përpjekje që të zgjidhur argumentin e Parashtruesve, duke sugjeruar se neni 74,3 i Ligjit për Kontratat dhe Detyrimet në lidhje me nenin 18 të Ligjit të vitit 1983 për Sigurimin Pensional dhe Invalidor, mund të kenë mbështetur ketë argument, Rrjedhimisht, Gjykata erdhi në përfundim se Gjykata Supreme kishte shkelur nenin 31 dhe nenin 6 të (KEDNJ) kur kishte dështuar që të adresojë argumentet specifike, përkatëse dhe të rëndësishme të paraqitura nga Parashtruesit, duke cituar rastin “Ibrahimi dhe të tjerët”, “Prokshi dhe të tjerët”, “Mërlaku dhe të tjerët”, dhe “Halili dhe të tjerët”, Për arsyet e cekura më lartë, Gjykata nxori Aktgjykimin për vendimet e saj për pranueshmëri, për shkeljet e nenit 46 në lidhje me nenin 1 të Protokollit 1 të KEDNJ-së dhe nenit 31 në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së, Aktgjykimi po ashtu i shfuqizoi vendimet e Gjykatës Supreme, i kthej rastet në rishqyrtim në pajtim me vendimet dhe deklaroi se vazhdon të mbetet kompetente në ketë çështje, në pritje të zbatimit të këtij aktgjykimi

Parashtruesit:

Istref Halili dhe 16 ish-punëtorë të tjer&

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktgjykim

Shkelje e të drejtave kushtetuese

Neni 31 - E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm , Neni 46 - Mbrojtja e Pronës

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile