Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së listës përfundimtare të 20%-it të ardhurave të shitjes nga privatizimi i Ndërmarrjes Shoqërore “Industria Ushqimore” hartuar nga Agjencia Kosovare e Privatizimit

Nr. të lëndës KI 104/12

Parashtruesit: Azem Kabashi Tahir Badalli Osman Zajmi Nafije Krasniqi

Parashtruesit e dorëzuan kërkesën bazuar në nenin 113,7 të Kushtetutës së Kosovës, duke e kontestuar listën e Agjencisë Kosovare të Privatizimit të punëtorëve të kualifikueshëm për 20%-in nga të ardhurat e shitjes së Ndërmarrjes Shoqërore “Industria Ushqimore” Prizren, sepse AKP-ja i ka interpretuar në mënyrë të gabueshme dispozitat e neneve 10,1, 10,2 dhe 10,4 të Rregullores së UNMIK-ut Nr, 2003/13 për Transformimin e së drejtës për përdorimin e pronës së patundshme në pronësi shoqërore, Lidhur me çështjen e pranueshmërisë së kërkesës, Gjykata vendosi se kërkesa ishte e papranueshme sepse parashtruesit nuk kanë: a, Dorëzuar asnjë dokumentacion mbështetës nëse ata i kanë shteruar të gjitha mjetet ligjore; b, Mbështetur me prova në baza kushtetuese; dhe c, Ofruar ndonjë provë se të drejtat dhe liritë e tyre janë shkelur nga ndonjë autoritet publik

Parashtruesit:

Azem Kabashi Tahir Badalli Osman Zajmi Nafije Krasniqi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile