Parashtruesi pohon që “i është shkelur e drejta e tij themelore e punës, e garantuar me nenin 49.1 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”.Parashtruesi kërkon nga Gjykata Kushtetuese që “ta anulojë Aktvendimin e Gjykatës Supreme të Kosovës, Rev. Nr. 225/2007, të 25 shtatorit 2007”, dhe “ta miratojë” kërkesën [e tij] për ta kthyer në vendin e punës”. Gjykata konsideron se nga organet publike të Republikës së Kosovës mund të kërkohet të përgjigjen vetëm për faktet dhe aktet që kanë ndodhur pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës, pra pas 15 qershorit 2008. Si rrjedhojë, Gjykata nuk mund ta shqyrtojë një kërkesë që ka të bëjë me ngjarjet që kanë ndodhur para hyrjes së Kushtetutës në fuqi. Gjykata konstaton që kërkesa është e papranueshme dhe e cila kërkesë është e parashkruar “ratione temporis”.
Boshnjaku Ismet
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është ratione temporis jashtë juridiksionit të Gjykatës
Civile